Xhixho: Ulja e akcizës për naftën pa efekt real, qeveria s’ka marrë asnjë masë konkrete
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar qeverinë për mungesë masash efektive në uljen e çmimit të naftës.
Në një postim në rrjetin social FB, Xhixho shkruan se ulja e akcizës me 20% nuk sjell ndikim real për qytetarët, pasi përkthehet në vetëm rreth 9 lekë më pak në çmim.
Sipas saj, kjo masë është e pamjaftueshme dhe nuk adreson barrën e lartë që kanë konsumatorët për karburantin.
Postimi:
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për uljen e çmimit të naftës. Ulja e akcizës me 20% duket si një tallje, pasi ka një efekt prej vetëm 9 lekësh dhe nuk sjell asnjë ndikim real në uljen e çmimit.