EMRI/ Tragjike në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë traktori

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, 5 maj, në fshatin Barbunjë e Re, të Bashkisë së Divjakës.

Sipas informacioneve paraprake, një 57-vjeçar ka humbur jetën, pasi traktori me të cilin ishte duke punuar tokën e ka zënë poshtë.

57-vjeçari Kujtim Meçi ishte duke punuar plantacionin me ullinj bashkë me gruan.

Ai ka qenë traktorist prej gati 20 vitesh, disa vite më parë freza e traktorit i dëmtoi njërën këmbë.