Lesh i bardhë apo lesh i zi? Ironia therëse e Dylgjerit me Ramën: Do flasim për leshin dhe nënën Parti...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka postuar në faqen e tij në facebook “Çuçi Journal” një poezi në vargjet e të cilave përcillet një ironi therëse ndaj situatës ku ndodhet Shqipëria.
Gazetari Ironizon Ramën, kur i thotë se, “ti me lesh të bardhë, unë me lesh të zi, Fondet e IPARD-it, S'na bënë prokopi".
Mesazhi i plotë:
Lesh i bardhë apo lesh i zi?
Ti me lesh të bardhë
Unë me lesh të zi
Fondet e IPARD-it
S'na bënë prokopi
Na duhet më shumë
të çojmë në shtëpi
znj.Krifca na pret me sini
Blegtoria? Aty le të rri...
Akademia do trajnoi barinj!
Ti në bankë të parë,
E Unë pas Ti,
Do flasim për leshin,
dhe nënën Parti.