Dosja 'Revanshi'/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Aldo Avdylin e 5 të tjerë, i refuzohet Marklen Hakës

Një nga fraksionit e dosjes “Revanshi”, GJKKO pranon gjykim e shkurtuar për Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitri ish-drejtor i Policisë Lezhë, Altin Morina ish-shef i stërvitjes tek RENEA, Jozi Kraja dhe Durim Bami.

Gjykimi i shkurtuar iu refuzua vetëm Marklen Hakës për të veprës së rëndë, vrasje e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në dëm të Durim Bamit.

Për të çështja u veçua dhe do të vijojë me gjykim të zakonshëm, ndërsa për të pandehurit që iu pranua gjykimini shkurtuar, prokurori i SPAK Alfred Shehu kërkoi kohë që të shpall pretencën, ndërsa seanca e radhës u la për më 20 maj.

Zbardhja e komunikime në SKY ECC zbuloi disa grupe kriminale që ishin përfshirë në sigurim kushtesh për të kryer, kultivim narkotikësh në bashkëpunim me strukturat policlre, atenta dhe episode të tjera kriminale.

Bëhet fjalë për 50 urdhëra arresti që u lëshuan nga SPAK, por proceset janë ndarë në disa fraksione. Pak ditë më parë për një prej fraksioneve SPAK kërkoi 127.6 vite burg, ndër to emra të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi, Gjergji Cukali, Astrit Avdyli, Xhelal Rraja, Viktor Imeraj etj.

PRETENCA E SPAK PËR TE PANDEHURIT E ‘REVANSHIT’

ASTRIT AVDYLI - 15 vite burg, zbret në 10 vite
EMILJANO SHULLAZI - 15 vite burg, zbret në 10 vite
BLERIM ABAZI - 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
BESIAN XHIXHA - 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
ENVER DIVA - 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
ROBERT LAÇI - 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
GJERGJ CUKALI - 10.6 vite burg, zbret në 7 vite
VIKTOR IMERAJ - 10 vite burg, zbret në 6.8
SATILNO BASHO - 10 vite burg, zbret në 6.8
NAIM STAFUKA - 9 vite burg, zbret në 6 vite
MIRI BRULI - 9 vite burg, zbret në 6 vite
XHELAL RRAJA - 9 vite burg, zbret në 6 vite