Arsenali në finalen e Champions-it, por Rooney kritikon festimet: Bëjeni kur të fitoni!

Arsenal ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Atlético Madridit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Goli vendimtar u shënua nga Bukayo Saka në pjesën e parë në “Emirates Stadium”, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta biletën për finalen e madhe.

Megjithatë, pas ndeshjes nuk munguan diskutimet rreth festimeve të lojtarëve të Arsenalit. Skuadra londineze, që arriti për herë të dytë në finale në historinë e saj në këtë kompeticion, shpërtheu në festë të madhe në fushë përpara tifozëve: kërcime, përqafime dhe emocione të forta.

Por ish-sulmuesi anglez, Ëayne Rooney, e kritikoi këtë sjellje, duke e cilësuar të ekzagjeruar. Në një prononcim për “Prime Video Sport”, ai u shpreh:

“Meritojnë të jenë në këtë pozicion, por ende nuk e kanë fituar. Mendoj se festimet janë paksa të tepërta. Festoni kur të fitoni trofeun!”

Nga ana tjetër, legjenda e futbollit francez, Arsène Ëenger, ka mbajtur një qëndrim më të ekuilibruar, duke theksuar se emocionet janë normale, por skuadra duhet të fokusohet menjëherë te finalja: “Është normale të festosh, por hapi tjetër është ta fitosh finalen.”

Arsenali tani përgatitet për ndeshjen vendimtare, ku synon të shkruajë historinë duke fituar për herë të parë trofeun më prestigjioz evropian për klube.