EKSKLUZIVE/ 'Tentuan të më vrisnin', shokon Ishe Ademi: M'u vërsulën 10 policë si të isha qen rrugësh! Kjo është mafie shtetërore
Rexhep Ademi është një figurë me të cilën shumë shqiptarë ndihen të lidhur. Historia e tij pasqyron padrejtësi të njohura në shoqërinë tonë, veçanërisht konfliktet e zgjatura për pronën.
Produksioni i “Kafe Shqeto” ka ndjekur nga afër historinë e tij. Ademi ka denoncuar publikisht mungesën e drejtësisë, madje duke shkuar në grevë urie para SPAK për çështjen e pronës së tij. Konflikti 20-vjeçar për pronën në Golem ka çuar deri në tensione të rrezikshme dhe dhunë fizike.
Presionet dhe barbaria kanë shkuar përtej, duke arritur deri aty sa, me ndihmën e policisë, të dhunojnë nënën e moshuar, e cila mbron me të gjithë forcën e saj shtëpinë që e ka ndërtuar me gjak.
Në një intervistë ekskluzive për “Kafe Shqeto” në Syri TV, 70-vjeçarja Sheko Ademi, me lot në sy, tregon se si u dhunua nga 10 policë: “Sikur isha një qen rrugësh. Po donin me më vdekë, o s’ka. Me më vdekë o çuna, me më vdekë.”
Sheko Ademi, e cila nga të afërmit njihet edhe si Ishe Ademi është dhunuar barbarisht disa herë nga biznesmenë dhe efektivë policie, si pasojë e moslejimit të vazhdimit të ndërtimit në pronën e familjes së tyre.
Në deklaratën e saj prekëse ajo shprehet: “Se duron ky shpirt. Nana ka ndërtuar shtëpi për të jetuar, me gjak e me shpirt… Po të të dhunojë policia, nuk di, nuk di.”
Sheko Ademi tregon se ka kontribuar personalisht për ndërtimin e shtëpisë: “I kam rritur të gjithë ata familjarët e mi, i kam rritur unë me këto dy duar, dhe vjen policia dhe më bën kështu, nana. Më ka dhunuar keq policia. Ç’borxh i kam unë?”
Pamjet e rënda të publikuara tregojnë të moshuarën të shtrirë në tokë, ku, në një moment, nga dhuna e ushtruar nga oficerët e policisë, ka humbur ndjenjat. Efektivët e policisë e tërheqin dhe e ngrejnë me forcë për ta shoqëruar drejt komisariatit.
Zonja Ishe rrëfen traumën e asaj dite: “M’u hodhen sipër dy femra police, edhe 10 policë për sipër… Sikur isha një qen rrugësh. Po donin me më vdekë, o s’ka. Me më vdekë o çuna, me më vdekë.”
Rasti i familjes Ademi evidenton problematikat e pafundme të çështjeve të pronës. Ai tregon konflikte të zgjatura prej dhjetorit të 2025 dhe keqmenaxhim institucional. Historia e dokumentuar me prova dhe video tregon se sistemi ka dështuar. Përdorimi i forcës ka qenë mbi dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve që mbrojnë pronën e tyre.
Reagimi i policisë ka ngjallur pikëpyetje. Autorët e dyshuar janë proceduar penalisht, por në gjendje të lirë.
Zonja Sheko e përmbledh tragjedinë duke theksuar se: “Kjo nuk është një çështje familjare e imja. Kjo është mafia shtetërore, është mafia. Mua më sulmon mafia e tokave, mafia e pronave të këqija… Jam pa qejf të keqen, nana.”
Historia e familjes Ademi simbolizon rezistencën dhe luftën për drejtësi. Për shumë shqiptarë, ajo pasqyron dështimin e sistemit përballë interesave të fuqishme dhe dhunës institucionale.
Dhuna ndaj Ishe Ademi (VIDEO)
Deklarata e plotë e zonjës Sheko:
Flavio Qarri: Si jeni, zonja Sheko?
Zonja Sheko: Më mirë s'bëhet. Po se duron këtë shpirti. Jo. Më. Po. Nana ka ndërtuar shtëpi për të jetuar, me gjak e me shpirt. Të vesh në shtëpinë tënde, jo të të dhunojnë të tjerët, po të të dhunojë policia, nuk di, nuk di. Po shkoj 70 vjeç. Ç'a të them nana? Nana ka kontribuar për atë shtëpi, për atë tokë. I kam rritur të gjithë ato familjarët e mi, i kam rritur unë me këto dy duar, që vjen policia e më bën kështu nana. Më ka dhunuar policia. Ç'borxh i kam unë?
Flavio Qarri: Po pse e kanë bërë atë? Pse janë sjellë kështu me ju?
Zonja Sheko: Atëherë unë kam vënë forcën time. Unë kam thyer kurrizin e babës tënd, me atë nuse me atë djalin e kam rritur. Nuk kam ngrënë bukë. Se jam gjallë, e kam blerë në vitin 2000 e, 2003. Po vdiqën prindërit. Në 2021-shin, 2023-shin, motra ime, Berisa Sputo vdiç, se ajo është trung i të gjitha dokumentave të fletoreve. Pasi vdiqën prindërit m'u hap trashëgimia. Nana doli pronare. Edhe që aty filloi kalvari. Me dy emra. Më fal se me dy emra. Më njeh gjithë Golemi,
Për atë shtëpi, nga të gjithë ata që janë gjallë aty, kontributin më të madh e kam vetë. Jam unë. Kam punuar 13 vjet vetëm punë, kam çuar rrogën, kam punuar. Është marrë, s'është marrë prona ime nga shteti. Dhe kjo tokë është e ndërtuar, kjo është pronë e vjetër e babës tonë, është kthyer, s'është kthyer. Po i gjetëm një hipotekë, kjo qenka e nana. Jam habitur. E dija që një ditë do vdisja. Dhe që të bëhej në familjen tonë kjo, këtë tragjedi, këto pisllëqe, nuk, bën kështu nana.
Flavio Qarri: Po ku jeni në këto momente ju?
Zonja Sheko: Me urdhër mbrojtje. Djali më është dënuar, villain tim e kanë vrarë. Po shtëpia vetë po, e shoqja e ka vrarë edhe me policinë u binda plotësisht. Kurse pardje ka tentuar me më vra mua policia nana, policia me më vra. Më kanë marrë bashkëshortin edhe ikën përpara.
Flavio Qarri: Tentoi policia t'ju vrasë?
Zonja Sheko: Tek unë. Erdhi tek unë, unë isha në shtëpi. Më thane hajde. Përse do vij i thashë? Përse do të vij unë në polici? Përse do të vij? Çfarë kam bërë? O Zot ça kam hequr. Më thane e dime ne. Po qysh e dini, unë jam plakë, do rri në shtëpi. Jam 70 vjeç. Ç'keni? Më thotë që do vish zvarrë. Ai me zor. Kurse mandej më bën tortura këtu, nuk e di. Ku s'a futën dritat? Ishin dy police. Njëra nga ato u bind, i thotë, shikoje plaken, edhe ja kemi fikur dritat. Kishin ikur dritat, apo s'kishim ikur dritat, u bind njëra. Mandej i jep ai një I shëndoshë, një me bluë të bardhë, kush e di. I thashë, bëfshi keq.
Flavio Qarri: Po para se të vinte policia me, një sekondë zonjë.
Zonja Sheko: O Zot i madh, o Zot i madh. Nuk kemi Zot, më ka Zot në këtë botë. Më morën zvarrë dy femra, edhe 10 policë mu hodhën për sipër. Më fal për shprehjen, si ato qent kur i jep një kërp. Jo sikur isha njeri. Sikur isha një qen rrugësh. Një qen rrugësh dhe qeni ka të drejtë të jetojë, jo më unë. Po donin me më vdekë, o s'ka. Me më vdekë o çuna, me më vdekë. A ka Zot, ka Zot, ka Zot. O më donin të vdekur mua ata. Pikërisht vetëm ajo fikja e dritave, edhe takimi i dritave, me urdhër, dhe shikosh atë, vetëm vdekja mos të filmojë. Ç'a s'më kanë bërë mua zvarrë, më tërhoqën. Mandej më çuan në Kavajë. I thashë, përse më sollët? Përse më sollët ashtu. Njëri thoshte këtë, tjetri thoshte këtë. Po këtë punë kam unë me ju thënë se, ç'po bëni juve? Ashtu siç isha. Më mbajtën deri në orën katër e ca atje. Po përse po rri, thoja unë aty? Po më tregoni, ose më vrisni. I thashë atyre që, atyre që më rrinë dy policat e tjerë. Revolen e ke, më jepi një plumb, mos më torturoni kështu. Se e di që kam vdekur, se nuk kam fuqi të qëndroj. Më thanë mandej, do vijë një nga Durrësi, do vijë një nga Lugu, na erdhi ky. Më erdhi një, një korosh edhe një tjetër. Hajde se erdhi. Kur shikojnë atje, o Zot, o Zot nana, o Zot. Filluan.
Flavio Qarri: Ku ndodheni në këto momente?
Zonja Sheko: Jam duke pritur mjekun ligjorin këtu, te spitali i Durrësit, se nuk më ka kqyrur ende.
Flavio Qarri: Nata si ishte në banesën tuaj? Jeni, keni frikë natën kur qëndroni në shtëpi?
Zonja Sheko: Po, sigurisht që unë atë natë kam bërë kamera dhe aty, edhe këtu. Unë kam kaq vjeç, kam me kamera këtu rreth e përqark. Në shtëpi atje unë nuk, nuk rri dot pa kamera. E kuptoj. Unë edhe kur ikin të dy rrugët, kam frikë. Më bëjnë presion, nuk e di. Kjo nuk është, nuk është çështje familjare kjo e imja. Kjo është mafia shtetërore, është mafia. Mua më sulmon mafia e tokave, mafia e pronave të keqen nana. E kuptoj. Unë kur...
Flavio Qarri: Zonja Sheko, faleminderit dhe e di që keni angazhime në këto momente, veçanërisht pas…
Zonja Sheko: Nuk më regjistronte emrin që të mjekosha. Urgjenca e Durrësit.
Flavio Qarri: S'ju pranonte emrin urgjenca e Durrësit?
Zonja Sheko: Po, pa u regjistruar. Ç'a të them nana, ç'a të thotë nana Sheko? Unë jam pa qejf të keqen nana. Më ka ngritur, më ka sjellë me taksi Blatës këtu te, këtu po pres, ulur këtu për mjekun ligjorin po rri. E kuptoj.
Dhuna ndaj Rexhep Ademit (VIDEO)