Berisha: Nesër do të jemi në Krujë, përkujtojmë ditëlindjen e Skënderbeut dhe...

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale zhvillimin e dy aktiviteteve gjatë ditës së nesërme.

Në orën 10:00 do të zhvillohet në Krujë ceremonia e përkujtimit të datëlindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërsa në orën 18:30, Berisha ka bërë të ditur se do të mbahet “Foltorja” në Degën 5 të Tiranë.

Miq, nesër në ora 10:00 në Krujë organizojmë ceremoninë e përkujtimit të datëlindjes së Heroit Kombëtar dhe në ora 18:30 ‘Foltoren’ në Degën 5 në Tiranë’, shkruan Berisha.