‘Shqipëria më keq se Mali i Zi për lirinë e medias’/ Burimi: Raportet europiane nxjerrin në pah rënien e Shqipërisë

Gazetari Genc Burimi ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të reagojë ndaj raportit të fundit të Parlamenti Europian dhe të mos mbështetet në vlerësime që burojnë nga organizata me fokus ekonomik si OECD.

Sipas tij, raportet politike të përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët europianë kanë peshë më të madhe sesa analizat teknike të organizmave ndërkombëtarë.

Duke iu referuar të dhënave të Reporterët pa Kufij, Burimi thekson se Shqipëria renditet dukshëm më poshtë se vende si Mali i Zi për lirinë e medias, duke e cilësuar këtë si një tregues të qartë për problemet demokratike në vend. Ai e lidh këtë situatë me pengesat ndaj opozitës dhe funksionimin e institucioneve, duke e konsideruar raportin si një alarm serioz për rrugën europiane të Shqipërisë.

Biseda në studio: 

Burimi: Po, dy komente. I pari edhe njëherë që Rama, të komentojë për herë të parë një raportin e sotëm, që është Parlamenti Europian, që janë të zgjedhur, nga vullnetarë, nga demografike, dhe mos të bazohet tek një vlerësim që vjen nga një organizëm i lidhur me një shoqatë, me një organizëm, pra, që është i lidhur me OCDE-në. Shqiptarët e dinë, kjo është një shoqatë jo vetëm e vendeve demokratike. OECD-ja që e ka selinë në Paris, përmban gati 40 vende, midis të cilave Turqinë, që është virtyt i demokracisë. Përmban Meksikën, përmban Kolumbinë. Po apo jo? Po, po. Domethënë, është një organizatë ekonomike. Domethënë edhe mund ta kesh edhe Kinën. Kështu që, kur dalin këto raporte të tilla, sigurisht që këto raporte do bëjnë një lloj sinteze të gjitha vendeve dhe ata që nuk ndajnë me neve demokracinë. Kështu që unë s'e marr për bazë...

Meço: Po ato që thonë Reporterët pa kufij në lidhje me të?

Burimi: Unë marr për bazë, unë marr për bazë reporterët pa kufij, dhe e marr për bazë raportin e sotëm të të zgjedhurve europianë, që është zëri më i fortë se sa raporti i komisionit, sepse janë të zgjedhurit. Tani, reporterët pa kufij po i jap thjesht...

Meço: Nuk janë votuar.

Burimi: ...të zgjedhur nga populli. Raporti i reporterëve pa kufij po jep thjesht një, një, një, një të dhënë simbolike. Ëhë. Ai Mali i Zi sot, që hyri në rrugën e nënshkrimit të traktatit që mund të bëhet vend anëtar vitin e ardhshëm, Po. Ai Mali i Zi, si pwr çudi, tek raporti i Reporterëve pa kufij është në vendin e 40-të. Ne jemi në vendin e 80-të. Nuk ka asgjë të rastësishme.

Meço: Dhe ka gjithë gjeopolitikë i dashur Genci.

Burimi: Më lart, dy herë më lart ke lirinë e shtypit, dhe dy herë më lart ke mundësia për të qenë një vend i denjë për BE-në. Kaq i thuhet Edi Ramës. Të tjerat janë pallavra, demagogji. Nuk mbyllet dielli me shoshë. Ditën sot kur del ky raport, ditën sot, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ti ke opozitën e qarkor se s'kam të drejtë për komisionin parlamentare.