VIDEO/ Neza: BE-ja rrëzoi manovrën e Ramës, SPAK i lirë të ndjekë çdo deputet pa bekimin e shumicës
Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi çështjen e imunitetit parlamentar dhe raportin e fundit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se arsyeja e ekzistencës së imunitetit të deputetëve lidhet ekskluzivisht me funksionimin normal të parlamentit dhe jo me mbrojtjen e interesave personale të një ligjvënësi të veçantë.
Sipas Nezës, kjo çështje ka mbajtur të angazhuar edhe Gjykatën Kushtetuese gjatë shqyrtimit të ankesës së kryeministrit ndaj kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-ministres Belinda Balluku. Gjykata u nda në mënyrë të barabartë, katër me katër, duke lënë në fuqi vendimin që ndjekja penale ndaj një deputeti mund të realizohet nga SPAK-u edhe pa kërkuar leje paraprakisht.
Neza vlerësoi si sinjifikativ faktin që Bashkimi Europian zgjodhi ta përfshijë këtë problematikë në raportin e tij prej 14 faqesh për Shqipërinë, një dokument që trajton të gjithë sfidat e vendit. Sipas tij, ky është një mesazh i qartë se si BE-ja percepton qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj:
‘E ka përcaktuar shumë qartë që arsyeja se pse deputetët mbajnë imunitetin, lidhet me funksionimin e mirë dhe normal të parlamentit. Nuk lidhet me funksionimin e mirë apo normal të një deputeti të veçantë në raport me interesat apo me problematikat e tij.
Kjo ka qenë një dilemë e cila ka mbajtur edhe Gjykatën Kushtetuese përgjatë procedimit në lidhje me ankesën e kryeministrit për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Dhe në fakt duke, këtu janë ndarë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në katër me katër, ku ngeli në fuqi ajo që imuniteti duhet të, domethënë, ndjekja penale mund të realizohet.
Nga ana e SPAK-ut, pavarësisht, pavarësisht nëse pa qenë nevoja për të marrë leje. Dhe kjo është një moment shumë i mirë, shumë i mirë i këtij raporti për shkak se, ëh, kush ka pasur dilema në lidhje me këtë, tani nuk ka arsye më për ta patur këtë dilemë dhe kam fjalën edhe kryeministri, i cili është i rënduar nga dilema e cila i erdhi prej Gjykatës Kushtetuese, duhet ta, besoj se tani duhet të jetë shumë i qartë në lidhje me këtë, me këtë çështje.
Vetëm që është pengesë, jo vetëm që është pengesë e dukshme, por është një, është një thirrje për të, për të parë lëvizje ose për të parë gjeste nga ana e qeverisë në lidhje me hapjen ose heqjen e barrierave dhe hapjen e rrugës për ndjekjen penale dhe heqjen e imunitetit të deputetëve të cilët kërkohen pastaj që imuniteti i të cilëve kërkohet nga institucionet ligj-zbatuese.
Kjo tani, ata janë të detyruar të përsëritin një gjë që për vete e kanë shumë qartë. E kanë të përfshirë në të gjithë dokumentat dhe ligjet e tyre, po ashtu dhe në funksionimin e vetë Bashkimit Europian.
Është një gjë që në fakt nuk ka qenë dhe më aq dilemë edhe tek ne, sepse është e thënë edhe në Kushtetutë kjo gjë, edhe në Kushtetutën tonë, por për shkak të interferencave të politikës, interferencave të qeverisë tek vendimmarrja e institucioneve të drejtësisë, kësaj radhe tek Gjykata Kushtetuese, u bë, dukej sikur kjo ishte dilematike.
Në fakt nuk është e tillë, është, është e përcaktuar qartë, dhe fakti që ata e përfshijnë në, në, në një tekst prej 14 faqesh, i cili merret me të gjithë problematikën e Shqipërisë, kanë përfshirë, kanë zgjidhur të përfshijnë këtë gjë në një paragraf, do të thotë se ata i kushtojnë rëndësi shumë edhe për mënyrën se si e percepton qeveria qoftë ligjin, por qoftë edhe luftën kundër korrupsionit, por qoftë edhe pavarësinë dhe integritetin e institucioneve ligjzbatuese për të ndjekur, për të ndjekur korrupsionin edhe në nivelet më të larta të, të qeverisjes’, tha gazetari Sami Neza ndër të tjera në SYRI TV.