Zhulali: Raporti i PE thekson shqetësimet për korrupsionin dhe sundimin e ligjit në Shqipëri
Ekspertja për marrëdhëniet me jashtë, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, ka komentuar raportin e fundit të Parlamenti Europian për Shqipërinë, duke theksuar se ai pasqyron dhe përforcon shqetësimet kryesore të Bashkimit Europian.
Sipas saj, dokumenti evidenton problemet në sundimin e ligjit, korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve, duke paralajmëruar pasoja për procesin e integrimit të vendit.
Ilda Zhulali: Parlamenti Europian e mirëbën, e miraton çdo dy vite për Shqipërinë dhe bazohet kryesisht mbi atë çfarë thotë Komisioni Europian në raportin e tij të vitit 2025. Mirëpo vetë Parlamenti Europian merr edhe kohë për të parë çfarë ka ndodhur më tej, nga dhjetori i 2025-ës dhe deri tani dhe reflekton këto në formë amendamentesh. Ky raport i sivjetshëm është edhe më i veçantë sepse ne patëm një mision të posaçëm të Parlamentit Europian që erdhi në Shqipëri, u drejtua vetë nga zoti McAllister dhe reflekton gjetjet e këtij komisioni në takimet që zhvilluan këtu, duke i bashkuar edhe me atë frymën e përgjithshme që shprehet edhe në raportin e progresit.
Pse është i rëndësishëm shumë ky raport? Është sepse ai i bën jehonë pak a shumë kritikave më shqetësuese që lidhen edhe me raportin IBAR për Shqipërinë dhe prekin ato që Komisioni Europian ose BE-ja i quan çështje themelore.
Është një mënyrë për të pësuar mesazhet që ka dhënë Komisioni Europian, vendet anëtare dhe Parlamenti Europian. E përforcon atë skepticizëm dhe mesazhet që kanë dashur t'i japin dhe vendet anëtare, në forma të ndryshme, prandaj thashë që bën një lloj njësimi të qëndrimit që mban Komisioni, vendet anëtare dhe parlamenti, i shkrin në një. Sigurisht nga këto komisioni përgjithësisht ka gjithmonë tonet më pozitive se është ai që është përgjegjës, është institucioni që ka përgjegjësinë që ta nxisë vendin të ecë përpara. Megjithatë vendimmarrës janë gjithmonë vendet anëtare por edhe Parlamenti Europian pasi është institucioni që i mbikëqyr mënyrën se si punon, qoftë Komisioni, qoftë Këshilli dhe ka një, ka marrë një rol edhe më të madh me ndryshimet e fundit që janë bërë në traktatin e Bashkimit Europian.
Kështu që ne kemi po, të shikojmë kemi një unifikim të qëndrimeve, veçanërisht thashë për çështjet kryesore, për të cilat është bllokuar raporti i IBAR, që nuk miratohet ende dhe të gjitha sinjalet shkojnë aty që mënyra se si është sot gjendja në Shqipëri lidhur me sundimin e ligjit, me nivelin e korrupsionit, me mënyrën se si jepet imunitet korrupsionit në nivelet më të larta, sot përbën një shqetësim të madh për BE-në dhe Shqipëria për këto do të ndëshkohet. Ky është mesazhi kryesor.