Seanca për Gërdecin, Mediu: Ngarkohet ministri që s’ka përgjegjësi

Pas përfundimit  të seancës së radhës, ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kundërshton akuzat e SPAK për dosjen Gërdeci, ai deklaroi se prokuroria  ngarkon me përgjegjësi ligjore ministrin por kjo sipas tij nuk është detyrë ligjore e ministrit. Ndërsa avokati i tij Ardian Visha vuri theksin te dy momente që sipas tij organi i akuzës ka gabuar.