Malltezi: Tokat duhet t'i ndajë Edi Rama, nuk shkon te pronari se duhet ta vjedhi Carlo

Botuesi Carlo Bollino nuk u paraqit sot në seancën ndaj deputetit Belind Këlliçi dhe Jamarbër Malltezi.

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi tha se SPAK konsideron veten mbi gjykatat ndërsa akuzoi Ramën se tokat nuk ia jep pronarëve por ‘duhet ta vjedhin Carlo’

Carlo shkëlqeu me mungesën e tij. Së dyti, sot morëm vesh që SPAK-u as përgjigje nuk i jep, jo më që është i detyruar t'i japë dokumenta gjykatës, po as përgjigje nuk i jep. Pra, afërmëndsh, SPAK-u e konsideron veten mbi gjykatat. Altin Dumani e tha afërmendsh, gjykatat duhet të çbëjnë atë që themi ne. Ne e morëm vesh sot që gjykata ka dy shkresa prej një viti që presin përgjigje, nuk ka as përgjigje. Imagjinoni ku jemi. Sa për provat. Urdhëro ku keni një nga këto provat.

Do të tregojmë këtë planin, është me firmën e Lul Bashës e disa drejtorëve. Po doni mund t'i thërrasim dhe drejtorët si dëshmitarë. Është shkollë e cila do zhvillohej tek plani i detajuar vendor të nën-njësisë 7/22.

Dhe më pas, siç e dini, janë katër VKM nominative në emër të Carlo Bolinos. Në këtë tokë që ka qenë tokë e fisit Begeja dhe e Llagamit e të tjerë. Llagami, meqënëse kishte Nauretën, i mori paret mbrapsht. Begejat jo. Begeja duhet të shkojë në burg. Këtu jemi. Pra, të nderuar qytetarë, ju që e keni pensionin mizerabël, tokën nuk shkon te pronari se duhet ta vjedhi Carlo, po edhe arte, bunkarte çfarë janë, prapë Carlo. Juve rrini me ato pensione, sepse tokat duhet t'i ndajë Edi Rama, nuk duhet të shkojë te pronari. Kjo është gjithë fabula e kësaj gjëje.

Seanca e tjetër është thirrur më datë 25 maj, ora 2:00