SYRI TV/ ‘Bashkëpunëtori i Drejtësisë’ botimi me i ri nga Florjan Kalaja

“Bashkëpunëtori i Drejtësisë” është botimi më i ri i Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, z. Florjan Kalaja. Libri trajton në detaje analizën historike të figurës së bashkëpunëtorit të drejtësisë ndër vite dhe përbën komentarin e parë të draftit të kodit të ri penal. Në ceremoninë e mbajtur për promovimin, kjo vepër mori vlerësime edhe nga personalitetet e pranishëm.

Syri tv

 “Bashkëpunëtori i Drejtësisë” është botimi më i ri i Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, z. Florjan Kalaja. Në libër është shkruar me detaje mbi analizën historike të figurës së bashkëpunëtorit të drejtësisë ndër vite, si dhe është bërë pasqyrimi në dinamikë i çdo ndryshimi të legjislacionit. Libri gjithashtu përbën komentarin e parë të draftit të kodit të ri penal dhe pasqyron bashkëpunimin me drejtësinë nga viti 1927 deri në 2026, duke komentuar çdo çështje që ka kaluar deri në Gjykatën e Lartë për drejtësinë e periudhës moderne. Sipas autorit, libri i trajton këto çështje në vështrime multidispilinare në përmbajtjen e tyre.

Në ceremoninë e mbajtur për promovimin, kjo vepër mori vlerësime edhe nga personalitetet e pranishëm.

“Bashkëpunëtori i Drejtësisë” gjendet tek “Libri Universitar” dhe kryesisht i dedikohet personave që janë të fokusuar në çështjet juridike.