Raporti i Parlamentit Europian/ Berisha: Dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve, hera e parë që ndodh kjo

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ndal te raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë, të cilin e cilësoi si dokument objektiv dhe të rëndësishëm në procesin e integrimit.

Berisha tha se raporti, i cili përbëhet nga 29 faqe, përfshin kërkesa të forta për pavarësinë e gjyqësorit, heqjen dorë nga çdo formë presioni ndaj tij dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit.

Ai u ndal veçanërisht te qëndrimi i raportit ndaj sjelljes së kryeministrit, duke pretenduar se në të “dënohet mizogjinia e Edi Ramës ndaj gazetarëve”.

Është hera e parë që përdoret ky term në një raport të tillë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se kryeministri shfaq sjellje fyese ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe ministrave në publik.Deklarata e plotë:

Tani këtu janë 29 faqe, unë do i kërkoj zyrës së shtypit ta përkthejë, le që e përkthen Komisioni ka mundësi, dhe t’ua përcjellë edhe anglisht, edhe shqip.
Natyrisht Balluku është e pranishme, jo me emër, por kërkohet në mënyrën më të prerë pavarësia e gjyqësorit.
Heqja dorë ndaj çdo presioni ndaj gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit.
Dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve.
Termi mizogen për herë të parë, nuk e kisha lexuar ndonjëherë në një raport.
Mizogen. E keni këtu dhe i përshëndes dhe i përgëzoj se nuk ka njeri më mizogen se Edi Rama. 
Pickon si i tërbuar ministrat para kamerave, si Idi Amin, se ju e keni parë vetë.
Etj me radhë.
Këtu mund të vazhdojmë shumë gjatë, por unë po e ndërpres më këto çështje.
Ju do e lexoni vetë.
Por bëra këtë hyrje se do të dëgjoni të dalin përfaqësuesit dhe të thonë raport i shkëlqyer, i falenderojmë.
Hipokritët se kudo janë veprat e tyre në këtë raport.
Raport shumë objektiv, një mbështetje reale për qytetarët shqiptarë në rrugën e integrimit.