Blushi: Shqipëria drejt autoritarizmit, drejtësia e kapur dhe të drejtat e njeriut në rrezik
Në fjalën e tij në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar situatën në vend si një rrëshqitje të shpejtë drejt një regjimi autoritar.
Ai theksoi se, pavarësisht retorikës për integrimin europian dhe reformën në drejtësi, raportet e fundit tregojnë një realitet shqetësues për respektimin e të drejtave themelore.
Blushi ndaloi veçanërisht tek çështja e Ilir Metës, duke e konsideruar atë një rast të burgosuri politik dhe duke akuzuar institucionet e drejtësisë për ndikim politik. Ai bëri thirrje për reagim institucional dhe respektim të rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Blushi: Vendi çdo ditë, po rrëshke me shpejtësi drejt një regjimi autoritar, i cili flet për integrimin në Bashkimin Europian, nga mëngjezi në darkë, mburet për Reformën në Drejtësi nga mëngjesi në darkë, por që është damkosur së fundmi me rezolutën e tetë si një vënd thellësisht autokratik, që nuk respekton as liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Sot, Shqipëria, vënd antar i Natos, është i vetmi vënd, jo vetëm në kontinentin e Europes, por edhe i vetmi vënd ku sot ka të burgosur politikë.
Kemi dy raporte, një të Avokatit të Popullit, dhe së fundmi dhe të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që u tregon në dritë diellit të gjithë shqiptarëve se sa i respekton kjo qeveri liritë dhe të drejta themelore të njeriut.
Kanë kaluar më shumë se 20 muaj, nga dita kur Edi Rama rrëmbeu në mënyrë mafioze Ilir Metën, i cili sot vijon të jetë i burgosur politik, pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale. Dhe është po kjo qeveri që me vullnet, qëllimisht, nuk respekton as rekomandimet e një Institucioni Kushtetues të ngarkuar nga ligji themeltar i shtetit për të monitoruar zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si Avokati i Popullit dhe që së fundmi është damkosur edhe nga Komiteti Shqiptarë i Helsinkit, si një strukturë thellësisht kriminale.
Pra ata që flasin për Reformën në Drejtësi, i ftoj të lexojnë rezolutën e tetë të IDU-së për Shqipërinë.
Se si denoncohet fakti që drejtësia e kapur për fyti nga Edi Rama, po përdot si kamzhik, si pistoletë në duart e Edi Ramës për të goditur kundështarët e tij politikë.
Megjithatë nga kjo foltore, dua të përseris thirrjen time drejtuar Ministrit të Drejtësisë:
Respekto rekomandimin e Avokatit të Popullit. Respekto rekomandimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Trajtimi çnjerëzor dhe kriminal i Z. Meta në paraburgim, mohimi i së drejtës së tij, qoftë edhe për të dhënë intervista për gazetarë, kur këtë të drejtë formalisht edhe Putini ua ka njohur kundështarëve të tij politikë, nuk tregon asgjë tjetër, se jo vetëm çeta që rrëmbeu Ilir Metën në 21 Tetor të vitit 2024, por edhe prokurori, edhe gardiani i burgut, edhe gjykatësi po të doni ju, eshtë një dhe vetëm një, është Edi Rama.
Dhe ky denoncim nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një lider politik,por tëregon edhe një herë se sa i respekton liritë dhe të drejtat themelore një vend i cili aspiron të antarësohet në Bashkimin Europian. Sepse mesazhi që ju doni të jepni është pikërisht ky, se kur kjo gjë ndodh me ish-Kryeministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit, kjo më të ndodhë sot me këdo, dhe kjo ndodh në fakt me këdo të paraburgosur e të butgosur sot.
Përveç atyre të fortëve, që i pamë se si festonin në burgjet e regjimit.
Fiks hotele me pesë yje. Drog, alkohol, femra, e gjithëçka tjetër.
Ndaj, do kërkoja edhe nga Kryetari i këtj Parlamenti, të reagojë fuqishëm, sikundur do të kërkoja edhe nga komisioni i të Drejtave të Njeriut, nga Znj. Tabaku, të reagojë fuqishëm ndaj këtyre dy raporteve dhe ndaj trajtimit kriminal të Z. Meta në IEPV "Jordan Misja".
Faleminderit!