Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Yerevan/ Liderët miratojnë deklaratë për luftën kundër migracionit të paligjshëm
Në kuadër të samitit të Komuniteti Politik Evropian (CPE), të mbajtur në Yerevan, liderët e shumë vendeve evropiane kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm.
Nisma u ndërmor nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, duke reflektuar rëndësinë në rritje që kjo çështje ka marrë në politikat e sigurisë dhe të jashtme të Evropës.
Në deklaratë theksohet angazhimi i përbashkët për të parandaluar flukset e migracionit të paligjshëm dhe për të forcuar kontrollin në kufijtë shtetërorë. Pjesë e këtij angazhimi janë bërë një sërë vendesh, përfshirë Shqipërinë, si dhe shtete të tjera si Armenia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, San Marino, Serbia, Sllovakia, Suedia dhe Zvicra.
Liderët theksuan se vetëm përmes bashkëpunimit të koordinuar dhe masave të përbashkëta mund të përballohet në mënyrë efektive sfida e migracionit të paligjshëm, duke garantuar njëkohësisht sigurinë dhe stabilitetin në rajon.