Vdekja e dy fëmijëve në Durrës/ Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në nisje të seancës
Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur që humbën jetën në një aksident tragjik në Durrës.
Aksidenti tragjik në Durrës ndodhi pasditen e së dielës në zonën e njohur si ish-Këneta. Një automjet doli nga kontrolli dhe përplasi disa fëmijë që po luanin në trotuar.
Si pasojë, dy fëmijë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.