UEFA cakton arbitrat për gjysmëfinalet e kthimit të Championsit
Supersfida e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain pritet të dhurojë spektakël dhe emocione të forta në “Allianz Arena”, ashtu siç ndodhi edhe një javë më parë në Paris.
Të mërkurën do të përcaktohet skuadra finaliste, ndërsa UEFA tashmë ka zbuluar emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje vendimtare.
Gjyqtari kryesor do të jetë portugezi João Pinheiro, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombasit Bruno Jesus dhe Luciano Maia.
Rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë norvegjezi Espen Eskås. Në dhomën e VAR-it do të jetë italiani Marco Di Bello, ndërsa si asistent VAR është caktuar Tiago Martins.
Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër mes Arsenal dhe Atlético Madrid do të gjykohet nga gjermani Daniel Siebert, në një tjetër përballje që pritet me interes të madh nga tifozët e futbollit europian.