70-vjetori i Shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni: Dëshmi se asnjë regjim s’mund të shfarosë besimin
Është zhvilluar ceremonia e 70-vjetorit të shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Shqiptar Bajram Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një “martir i gjallë”.