‘Integrimi ngec nga korrupsioni sistematik’, Këlliçi: Mazhoranca mbron mungesën e llogaridhënies!
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian praktikisht është ngadalësuar ndjeshëm, për shkak të pengesave nga vetë qeveria, korrupsionit sistemik, kapjes së shtetit dhe lidhjeve të krimit të organizuar me nivelet më të larta të pushtetit.
Këto janë të dhënat që ka publikuar deputeti i PD, Belind Këlliçi në Komisionin e Jashtëm, teksa raportonte Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ku theksoi se faktori kryesor që po e mban peng rrugën europiane të vendit nuk janë kriteret teknike, por problemet e thella me sundimin e ligjit.
Sipas tij, raportiet e huaja dënojnë hapur "pengimin e vazhdueshëm të ndjekjes penale të korrupsionit në nivele të larta dhe abuzimet masive në prokurime publike", ndërsa thekson se shumica qeverisëse mbron mungesën e llogaridhënies, duke iu referuar edhe rastit "Balluku".
Është një organizatë e themeluar nga zëvendëspresidenti amerikan George Herbert Walker Bush më '83-shin së bashku me fondacionin Konrad Adenauer. Vetëm tre ditë më parë nënvizon se përsa i përket, po ndalem vetëm te procesi i integrimit Europian, nuk po prek sigurinë dhe rreziqet e jashtme, nuk po prek zgjedhje, drejtësinë selektive apo reformën territoriale, por paralajmëron se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian praktikisht është ngadalësuar për shkak të pengesave nga qeveria, korrupsionit të përhapur sistemik, kapjes së shtetit dhe lidhjeve midis krimit të organizuar në nivelet më të larta të pushtetit.
Dënon pengimin e vazhdueshëm të ndjekjes penale të korrupsionit në nivele të larta dhe abuzimet masive në prokurime publike, ndërkohë që shumica parlamentare socialiste mbron mungesën e llogaridhënies. Këtu i referohet rastit Balluku, testit kritik të përmendur nga, kreu i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister. Vëren hetimet që implikojnë ministra dhe zyrtarë të lartë në të gjitha nivelet, ku konfirmohet korrupsioni sistemik që po ngadalëson integrimin në Bashkimin Europian, si dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbi bazën e meritës, pa anashkaluar asnjë kriter.
Një zër ju keni parë që Gjermania dhe vende të tjera kanë dalë kundër publikisht edhe asaj letre që trajtohet me shumë lehtësi nga ministri i jashtëm, të dakordësuar nga kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiç, ku pranohet një proces anëtarësimi në Bashkimin Europian i cili nuk ekziston deri tani. ëh, Në këmbim të një procesi të pjesshëm, ku Shqipëria le të mos ketë të drejtën e vetos, mos të gëzojë të drejta të plota siç kanë vendet anëtare, por vetëm të bashkohet në tregun e përbashkët financiar dhe ekonomik të vendeve të Bashkimit Europian.
Gjë që është kundër të gjithë proceseve të integrimit Europian, nuk gjendet askund si procedurë, dhe e përkthyer politikisht do të thotë më, më jepni, mundësinë për të qëndruar në pushtet duke mos na prerë fondet, siç i ndodhi edhe me Serbinë, fundjavën e kaluar, ditën e premte, ku vetë komisionerja e Kosovës raportoi se janë ndërprerë fondet me shtetin serb për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë. Pak më parë u përmend suksesi i reformës në drejtësi në vend dhe krenaria me të cilën përfaqësuesit e mazhorancës flasin për institucionet e reja të drejtësisë.