‘Bisha’ përplasi tre engjëj’/ Banori: Kërkuam te deputeti dhe Sako këndin e lojërave, s’e morën parasysh!

Me sa duket ngjarja e rëndë në Spitallë të Durrësit, me aksidentin tragjik që la pas dy viktima të mitur dhe një të tretë të plagosur, ishte një tragjedi e paralajmëruar.

Një banor i zonës, teksa bëri homazhe pranë familjeve të viktimave, tha se shoferi që shkaktoi aksidentin, Nikoll Radaçi, e quante veten “Bisha” dhe, sipas tij, i tillë doli pasi përplasi tre fëmijë.

Ai tha se komuniteti në Spitallë ka kërkuar tek deputeti i zonës dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit një kënd lojërash për fëmijët, por kërkesa nuk është marrë parasysh, duke shënuar edhe ngjarjen e rëndë.

‘Po të kishte një kënd lojërash aty, fëmija nuk lozte këtu, por atje. Ia kërkova edhe deputetit dhe kryetares së Bashkisë, hapni një kënd lojërash. Jo nuk e bëjmë dot më tha, s;e blejmë dot tokën...’, u shpreh qytetari ndër të tjera.