'Skandal mjedisor në Lushnjë'/ Korreshi: Inceneratorët po helmojnë qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një postim në rrjetet sociale ka ngritur akuza lidhur me situatën e inceneratorëve në Lushnjë, duke denoncuar vijimin e punës së tyre dhe pasojat që po rëndojnë drejtpërdrejt në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.
Korreshi shprehet se në zonë vazhdojnë të digjen materiale të dyshuara si të rrezikshme dhe helmuese, të cilat çlirohen në ajër dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së banorëve të Lushnjës.
Ai ngre shqetësimin se kjo situatë po ndodh pa transparencë dhe pa marrjen e përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.
Në reagimin e tij, deputeti i opozitës kërkon gjithashtu llogaridhënie për menaxhimin e mbetjeve dhe pyet se kush mban përgjegjësi për atë që ai e quan “batërdi mjedisore”, ndërsa paralajmëron se do të publikohen edhe prova dhe materiale që, sipas tij, tregojnë situatën reale në terren.
Postimi i plotë:
Inceneratorët vazhdojnë të punojnë në Lushnje pasojat janë sheshit.
Shikoni pak çfarë materialesh helmuese digjen dhe shkojnë në mushkritë e çdo Lushnjari.
A mban njeri përgjegjësi për këtë batërdi??
Nëse pyesni kush i hedh mbeturinat na prisni pak t’jua tregojmë!