Pazaret me kriminelët e burgjeve/ Vasili: Përmes tyre, rilindasit çojnë deputetët e kriminelëve në parlament!

Ish deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar, pas pazareve me kriminelët e burgjeve, që u denoncua nga gazetari Flamur Vezaj në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se përmes këtyre pazareve, rilindasit çojnë edhe deputetët e kriminelëve në parlament.

‘Vetëm SPAK dhe Prokuroria nuk i "sheh" këto krime elektorale dhe fshihen pas potureve të krimit’, thuhet në reagimin e Vasilit.

Statusi

 Ja votat dhe "fitoret" këllirë të Edi Ramës, me pazare me kriminelët e burgjeve!

Gazetari i mirënjohur Flamur Vezaj ka bërë publike faktin që drejtorët e burgjeve të Ramës bëjnë pazare votash me të fortët.

Dhe hajde dëgjo këta palaço kur ngrefen dhe thonë: "Do përballeni në fushëbetejën e zgjedhjeve dhe do fitojmë përsëri".

Këta palaço që e kanë i kanë qelbur e krimbur zgjedhjet me lloj lloj fëlliqësirash që nga përzierja me narkotrafikantët dhe kriminelet brenda dhe jashtë burgjeve deri tek shitblerja masive e votave me para te pista te korrupsionit.

Këta rilindas janë mender fituesit e zgjedhjeve.

Janë po këta rilindas që çojnë edhe deputetet e krimineleve ne parlament.

Per keta fitimtarë këllira flasin e shqyhen analistët e blerë e të përdhosur teë supës së Ramës.

Vetëm SPAK dhe Prokuroria nuk i "sheh" këto krime elektorale dhe fshihen pas potureve të krimit.

Kush ka kurajo e flet për "fitoret" e Ramës në zgjedhje është me i pështirë edhe se vete ai.