Italia e kërkonte për trafik droge, 45 vjeçari nga Rrësheni arrestohet në Tiranë (EMRI)
Policia ka arrestuar 45-vjeçarin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në Organizatë kriminale.
Gjykata e Apelit, Itali, kishte dënuar 45-vjeçarin me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Arrestimi i 45 vjeçarit banues në Rrëshen, me qëllim ekstradimin në Itali ndodhi në lagjen “Vasil Shanto” në Tiranë.
Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.