Endrick flet për të ardhmen: Kthim te Reali? Do të bëj çfarë të më thotë gruaja!

Sulmuesi i ri brazilian, Endrick, ka qenë sërish protagonist me Lyonin, duke ndihmuar skuadrën në fitoren 4-2 ndaj Rennes në kampionatin francez Ligue 1.

19-vjeçari ishte vendimtar në këtë takim, duke asistuar në një penallti dhe më pas duke shënuar vetë golin e katërt që vulosi fitoren. Me këtë sukses, Lyon forcoi pozitat në garën për zonën Champions League.

Pas ndeshjes, vëmendja u zhvendos te e ardhmja e tij, pasi sulmuesi është i huazuar nga Real Madridi dhe afër përfundimit të marrëveshjes. I pyetur për të ardhmen, Endrick dha një përgjigje të pazakontë dhe personale:

“Do të bëj atë që më thotë Zoti, dhe atë që më thotë gruaja ime. Nëse duhet të qëndroj te Lyoni, do të qëndroj me shumë kënaqësi.”

Braziliani shtoi se ndihet shumë mirë në Francë dhe nuk përjashton asnjë opsion: rikthimin në Madrid, vazhdimin te Lyon apo një destinacion tjetër, duke theksuar se vendimi do të vijë sipas bindjes së tij personale dhe familjare.

Endrick ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Lyoni, me disa gola dhe asistime që e kanë kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të drejtuar nga Paulo Fonseca.

Në Francë besohet se kualifikimi në Champions League mund të jetë një faktor kyç për ta bindur talentin brazilian të vazhdojë aventurën e tij me klubin edhe pas huazimit.