Pistons dhe Cavaliers kompletojnë gjysmëfinalet, përcaktohen më të mirët në Lindje dhe Perëndim
Janë mbyllur përballjet çerekfinale të play-off-it në NBA, duke përcaktuar katër skuadrat më të mira në secilën Konferencë. Dy biletat e fundit për në gjysmëfinale erdhën nga Konferenca e Lindjes, ku emocionet zgjatën deri në ndeshjet e shtata vendimtare.
Detroit Pistons siguruan kualifikimin pasi mposhtën Orlando Magic me rezultatin bindës 116-94, duke fituar serinë 4-3. Një sukses i vështirë për Detroitin, që përmbysi disavantazhin 2-3. Protagonistë për vendasit ishin Cade Cunningham me 32 pikë dhe Tobias Harris me 30, ndërsa 38 pikët e Paolo Banchero nuk mjaftuan për Orlandon.
Në sfidën tjetër vendimtare, Cleveland Cavaliers triumfuan 114-102 ndaj Toronto Raptors, duke vulosur serinë 4-3. Forca kolektive bëri diferencën për Cleveland-in, me gjashtë lojtarë që realizuan mbi 12 pikë. Jarrett Allen dhe Donovan Mitchell udhëhoqën skuadrën me nga 22 pikë secili.
Gjysmëfinalet në Lindje:
Detroiti – Clevelandi
New Yorku – Philadelphia
Gjysmëfinalet në Perëndim:
Oklahoma – Lakers
San Antonio – Minnesota