Zgjedhja e kryetari të PD Prrenjas/ Çapja: Të bashkuar, më të fortë!
Deputetja e PD, Klodiana Çapja ka uruar kryetarin e ri të PD Prrenjas, Visi Balla pas fitores në zgjedhjet për kryetar dege.
‘Urime Visi Balla për përgjegjësinë e re në drejtimin e degës së Partisë Demokratike, Prrenjas. Një sfidë që kërkon punë dhe përkushtim për forcimin e degës’, ishte mesazhi i deputetes demokrate në rrjetet sociale.
Gjithashtu deputetja e PD shprehu mirënjohje edhe për 240 anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe dhanë kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.
‘Të bashkuar, më të fortë përpara!’, ishte reagimi përmbyllës i ligjvënëses demokrate.
Statusi
Vlerësim për Z. Medi Leka për garën korrekte dhe dinjitoze.
Falënderim për komisionin dhe mirënjohje për ish-kryetarin e degës, Z. Arjan Karriqi , për kontributin e vyer.
Falënderim i veçantë për Z. Emri Vata , si i deleguar i PDSH-së për këtë proces.
Mirënjohje për 240 anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe dhanë kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.
Të bashkuar, më të fortë përpara!