E rëndë në Turqi/ Përmbyset autobusi, raportohen 4 viktima dhe 15 plagosur

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga dhe u përmbys në Malatya të Turqisë, të dielën pasdite.

Raportimet nga mediat turke thonë se 4 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Mjeti ka dalë nga rruga, ndoshta për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës.

Ekipet e shpëtimit dhe policia janë në vendngjarje.