VIDEO/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 3 persona

Një aksident është shënuar gjatë mesditës së sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Sipas informacioneve për SYRI-n, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.