Papa pret javën e ardhshme në Vatikan sekretarin amerikan, Marco Rubio
Papa Leoni XIV javën e ardhshme do të presë në Vatikan sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, takimi pritet të mbahet më 7 maj, megjithëse ende nuk është përfshirë në agjendën zyrtare të papës.
Rubio pritet gjithashtu të takohet me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë kritika vazhdimisht ndaj Papës edhe të dielën, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimeve kritike të kreut të Kishës Katolike ndaj politikave amerikane. Nga ana tjetër, Papa Leo XIV ka bërë thirrje për armëpushim dhe dialog për zgjidhjen e tensioneve me Iranin.
“Nuk kam frikë nga administrata Trump,” deklaroi Papa të hënën para gazetarëve, duke shtuar se do të vazhdojë të flasë kundër luftës dhe në favor të paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./ AA.