Bujqësia në ‘koma’, importet në rekord!

Nga Dorjan Teliti/

Sipas raportimeve të fundit, importet e ushqimeve janë rritur me 19% vetëm në 3-mujorin e parë 2026.

Frutat dhe zarzavatet? Edhe importet e tyre në rritje me ritme dyshifrore.

Pra le ta themi qartë: Shqipëria prodhon gjithnjë e më pak…dhe importon gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë që fermerët përballen me kosto të larta për naftën dhe inputet, subvencionet më të ulëta në rajon, mungesë mbështetjeje reale nga shteti, etj, rezultati është i pashmangshëm: ‘’tregu mbushet me produkte të importuara, ndërsa prodhimi vendas "made in Albania" dobësohet çdo vit’.

Kjo nuk është thjesht statistikë. Është dështim politik I QËLLIMSHËM në kurriz të shqiptarëve.

Bujqësia nuk ishte në krizë, është qeveria që e zhyti atë në mjerim.