‘Shpopullimi nga një pushtet i lidhur me krimin dhe korrupsionin’, Mziu: Qeveria po detyron shqiptarët të ikin...

Nga një qendër e gjallë universitare dhe një nyjë lidhëse për rajonin, Dibra po shndërrohet në një qark të shpopulluar ku biznesi po shuhet, tokat mbeten djerrë dhe shkollat po mbyllin dyert njëra pas tjetrës. Ky ishte alarmi i dhënë gjatë një takimi të PD në qytetin verilindor nga drjtuesi politik i opozitës Xhelal Mziu.

Sipas tij situata aktuale është krejtësisht e kundërt me atë të 13 viteve më parë, kur Dibra krenohej me një universitet me 2,000 studentë që gjallëronte jetën e qytetit. “Sot jo vetëm që nuk ka më universitet, por nuk mblidhen dot as 2,000 të rinj në të gjithë qarkun,” u tha gjatë fjalimit, duke ia atribuuar këtë rënie dramatike një qeverisjeje të bazuar në korrupsion dhe në politika që detyrojnë qytetarët të emigrojnë.

Në qendër të akuzve ishte korrupsioni galopant, i cili, sipas denoncimit, përshkon çdo investim publik. U përmendën rastet e inceneratorëve dhe Rrugës së Arbërit, ku u pretendua se “70 deri në 80% e vlerës së investimit shkon në xhepat e kryeministrit dhe njerëzve të tij”.

Pasojat e kësaj situate ndihen në çdo sektor. Bujqësia, dikur një pikë e fortë e zonës, po falimenton. “Fermerët po presin pemët frutore sepse nuk ka asnjë mbështetje, ndryshe nga vendet e rajonit ku subvencionet janë deri në 10 herë më të larta,” u theksua. Biznesi lokal po ashtu po vuan, me çmime që janë pothuajse dyfish më të larta se në Dibrën e Madhe, ndërsa kostoja e lartë e naftës i ka detyruar fermerët të lënë tokat pa punuar.

Një tjetër problem madhor është shembja e sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë. Mbi 60% e shkollave në qarkun e Dibrës, i cilësuar si më i varfri në Shqipëri dhe Evropë, janë mbyllur.

Edhe sistemi shëndetësor cilësohet i rrënuar, me qendra shëndetësore të mbyllura dhe miliona euro që, në vend që të shkojnë për pacientët, devijohen drejt koncesioneve të lidhura me pushtetin.

Në fjalim u kritikua ashpër edhe reforma territoriale e vitit 2014, e cila u quajt një “mekanizëm elektoral” dhe “hakmarrje e drejtpërdrejtë” ndaj Dibrës.

Xhelal Mziu: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, të nderuar demokratë dhe të ftuar në ardhjen e liderit të opozitës. Eshtë vërtet një kënaqësi e jashtëzakonshme që sot kemi kryeministrin e historisë më të suksesshme të Shqipërisë, ku në tetë vite e integroi Shqipërinë në standartet më të larta, anëtare e NATO-s, liberalizimi i vizave, dyfishimi i pensionit, dyfishimi i pagës, mbështetja e bujqësisë, arsimi dhe çdo standart i cili sot është i pakonkurueshëm,  jo nga kjo qeveri e krimit dhe e korrupsionit, por është një standart që askush tjetër nuk mund ta bënte përveçse vullnetit të profesor doktor Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Sot, Shqipëria dhe Dibra e vuajnë në fakt atë lloj situate. Ju ju kujtohet shumë mirë, para 13 vitesh, në këtë shëtitore kishim jo pak, por kishim 2,000 studentë. 2,000 studentë të cilët e gjallëronin qytetin, ishte kthyer në një kryeqendër të veriut, pse jo dhe për Maqedoninë, apo për Kosovën, apo vendet e tjera.

Dhe sot nuk është më universiteti. Jo vetëm që nuk është universiteti me 2,000 studentë, por nuk i bën dot 2,000 të rinj në Dibër, sepse kjo qeveri e krimit dhe e korrupsionit që nga dita e parë dhe deri ditën e sotme ka përdorur çdo lloj instrument korruptiv. Nuk ka ndonjë qeveri të dytë në botë që ka një korrupsion galopant, duke filluar nga inceneratorët, duke filluar nga rrugët, duke filluar nga rruga e Arbërit, duke filluar çdo lloj investimi, duhet që 70 apo 80% e investimit të shkojë tek xhepi i kryeministrit apo i sektit të rilindjes dhe tek qytetarët të mos shkojë asgjë. Nuk është vetëm korrupsioni që ka bërë, por ka patur një përkujdesje të drejtpërdrejtë për ta varfëruar qytetarin shqiptar, për tia imponuar, për të ikur duke përdorur të gjitha instrumentat që e lidhte qytetarin, po themi, me vendin. Dhe mjafton të japim vetëm disa nga faktet. Ju kujtohet ju në kohën e Sali Berishës se sa frutikulturë u mboll në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë. Por sot, sa herë që shkon në ndonjë parcelë, shoh që pritet parcela, sepse nuk ka mbështetje. Nuk ka mbështetje as si në kohën e Sali Berishës, nuk ka mbështetje si asnjë nga vendet e tjera të rajonit të cilët mbështeten nga bujqësia me tre, katër, pesë deri në 10 herë më shumë sesa në Shqipëri. Sot kudo që të shkosh në Dibër, nuk lulëzon biznesi, sepse çmimet që janë sot në Shqipëri janë pothuajse dy herë më shumë sesa në, Dibrën e Madhe.

Kudo që të shkosh, sot nuk punohet toka, se kudo që të shkosh, sheh toka të papunuara sepse nafta është në kulmin e saj, jo për shkak të krizës, por për shkak të një qeverie krimi dhe korrupsioni, e cila ka në fokus të saj denigrimin, shpopullimin dhe ndërkohë vetëm mbajtja e sektit të rilindjes. Është skandaloze, nuk është vetëm thjesht persekutim politik, por ky kryeministër që ne kemi sot, bën një persekutim krahinor dhe nuk ngopet, po themi, me zhbërjen, me shpopullimin, me mbylljen e shkollave. Ne jemi qarku më i varfër në Shqipëri, natyrisht, jemi edhe qarku më i varfër në Evropë. Ne sot kemi numrin e shkollave rekord në Shqipëri, më shumë se sa 50 apo 60% e shkollave janë mbyllur dhe ato shkolla që janë të hapura, duhet të ecin me kilometra të tërë për të shkuar tek shkolla e për pasojë, për shkak të mbylljes së këtyre shkollave, prindërit detyrohen për të shkuar në Tiranë apo për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, sepse nuk mund t'i mbijetojnë. Ky kryeministër, si askush tjetër, i ka mbyllur qendrat shëndetësore, e ka rrënuar shëndetësinë dhe sot miliona euro nuk shkojnë tek pacienti, nuk shkojnë tek qendrat shëndetësore, nuk shkojnë te spitalet, por shkojnë tek oligarkët e lidhur me kryeministrin, siç janë katër koncesionet të cilët i kanë kushtuar jo pak, por më shumë se sa 450 milionë euro.

Sot kudo që të shkosh në Dibër dhe kudo, ke një kryeministër i cili targeton çdo demokrat për ta për ta lënë pa punë, për ta persekutuar, për ta denigruar, për ta imponuar për të ikur jashtë. Dhe kjo është një hakmarrje e drejtpërdrejtë e këtij kryeministri. Kemi bërë një reformë territoriale në vitin 2014, e njëanshme, e bërë nga një, kryeministër i cili në fakt në vitin 2011 humbi në të gjitha zonat rurale të Shqipërisë dhe gjeti një mekanizëm elektoral për t'i shërbyer partisë së tij. Dhe nga 373 njësi vendore, shkuam në 61 njësi vendore. Dhe në fakt, mesatarja e Bashkimit Evropian sot është 6.000 banorë. Në fakt, kur kishim 373 njësi vendore, ne kishim një mesatare diku ke 13.000, pra dy herë më shumë dhe pushteti vendor shkon afër qytetarit. Ky bëri të kundërtën. E centralizoi, dhe e ktheu në 61 bashki. Po kush është më e keqja? Po marr vetëm rastin e Dibrës. Dibra ka 14 ish-komuna dhe bashkinë e Dibrës, 15. Ndërkohë mesatarja e Shqipërisë është diku ke gjashtë. A nuk është një persekutim i drejtpërdrejtë për Dibrën? A nuk është një hakmarrje për Dibrën? Si mundet të vijë një qytetar nga Lura, nga Dardha, nga Selishta, nga Kalaja e Dodës apo  nga Maqellara...