SYRI TV/ Zjarr në një pallat te Komuna e Parisit, flakët përfshijnë apartamentin në katin e 6-të

Një zjarr është regjistruar në një apartament në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë në katin e gjashtë të pallatit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Apartamenti ku ra zjarr, ishte marrë me qira nga dy shtetase.

Deri më tani nuk ka të dhëna mbi shkaqet, por grupi hetimor po bën verifikimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.