SYRI TV - Tiranë/ Shpërthim i fortë në portën e një dyqani

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.

Ngjarja u shënua në zonën e Porcelanit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë qenë në vendngjarje dhe ka nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur detaje nga ngjarja.

Nga dyshime e para mendohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse, por policia pritet të dalë në orët në vazhdim me një reagim zyrtar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.