Barcelona fiton ndaj Osasuna-s në transfertë, pret matematikën për të festuar titullin

 Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Osasuna, duke hedhur një hap të madh drejt titullit në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick tashmë mund të shpallet matematikisht kampione, nëse Real Madrid nuk fiton këtë të diel ndaj Espanyolit.

Ndeshja ishte e balancuar në pjesën e parë, me vendasit që iu afruan golit në minutën e 36-të, kur Ante Budimir goditi shtyllën. Në anën tjetër, Robert Leëandoëski pati një rast të mirë, por nuk arriti të gjejë rrjetën.

Në pjesën e dytë, Barcelona rriti ritmin dhe kaloi në avantazh në minutën e 81-të. Marcus Rashford dhuroi një asist të saktë, ndërsa Leëandoëski kërceu më lart se të gjithë dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Dominimi i katalanasve u konkretizua edhe më shumë në minutën e 86-të, kur Fermín López asistoi për Ferran Torres, i cili me shumë qetësi dyfishoi shifrat në 0-2.

Megjithatë, Osasuna reagoi menjëherë dhe në minutën e 88-të ngushtoi diferencën me një gol të bukur me kokë të Raúl García, pas një pasimi të saktë nga Abel Bretones.

Në minutat e fundit, Barcelona menaxhoi avantazhin dhe siguroi tri pikë shumë të rëndësishme, që e afrojnë ndjeshëm me titullin kampion. Tashmë gjithçka varet nga rezultati i Real Madridit, që nëse nuk fiton, e bën rivalen e përjetshme të madrilnëve kampione për të dytin sezon radhazi dhe për të 29--tën herë në histori.