Atletico Madrid fiton në ‘Mestalla’ me dy debutues, Valencia zhytet në krizë
Atlético de Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Valencias në stadiumin “Mestalla”, në një ndeshje të vendosur nga dy debutues në minutat e fundit.
Skuadra madrilene dominoi pjesën më të madhe të takimit, por në fillim hasi vështirësi në konkretizimin e rasteve. Nahuel Molina dhe Robin Le Normand humbën dy mundësi të pastra, ndërsa Valencia u ndal nga shtylla pas një goditjeje të Largie Ramazani.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 74-t, kur debutuesi Iker Luque realizoi me një goditje të saktë nga distanca, duke heshtur tifozët vendas në “Mestalla”.
Valencia u përpoq të reagonte dhe të gjente barazimin, por në minutat e fundit u kap në kundërsulm. Një tjetër debutues, Miguel Cubo, përfitoi nga një pasim i saktë i Antoine Griezmann dhe vulosi fitoren 2-0 për Atletico Madrid.
Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone mbetet në vendin e katërt në LaLiga, duke ruajtur pozitat për objektivat evropianë. Valencia, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 12-të dhe vazhdon të jetë vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies, duke rritur presionin për javët e fundit të sezonit.