VIDEO/ Hoxha shpërthen që në start, gol i shpejtë për Dinamon e Zagrebit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka zhbllokuar menjëherë sfidën për Dinamo Zagrebin, duke realizuar që në minutën e 5-të ndaj HNK Gorica-s.

Aksioni ishte i shpejtë dhe i ndërtuar bukur nga skuadra mike, ndërsa Hoxha përfitoi në mënyrë perfekte. Ai u fut në zonë dhe nga krahu i saj lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar.

Goli i hershëm solli entuziazëm te Dinamo, me festën që u përqendrua te 27-vjeçari kuqezi dhe bashkëlojtarët e tij. Megjithatë, reagimi i vendasve nuk vonoi shumë.

Në minutën e 12-të, HNK Gorica arriti të rikthente baraspeshën, duke barazuar shifrat në 1-1. Kështu, pjesa e parë u mbyll në ekuilibër, me të dyja skuadrat që mbetën në lojë për fitoren.

Goli i Hoxhës