Noka: Propaganda e mediave të inceneratorëve nuk e fshehin dot mbështetjen ndërkombëtare për PD

Sekretari i Përgjithshëm Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj raportimeve të disa mediave në vend, të cilat janë të lidhura me aferat e inceneratorëve dhe koncesioneve.

Në reagimin e tij, Noka i cilëson këto media si të kapura nga pushteti, duke i akuzuar se përhapin lajme të pavërteta mbi një pretendim për izolim ndërkombëtar të Partisë Demokratike e Shqipërisë dhe liderit të saj, Sali Berisha.

Ai thekson se realiteti është ndryshe nga ajo që propagandohet në publik. Si shembull, Noka solli në vëmendje takimet ndërkombëtare të zhvilluara nga delegacioni opozitar, duke nënvizuar edhe takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, si dëshmi e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Reagimi i plotë:

Mediat e inceneratorit dhe koncensioneve raportojnë nga #Tirana se #PD dhe #Berisha janë të izoluar ndërkombëtarisht.
Sali Berisha dhe delegacioni opozitar i përshëndesin nga takimi me kryeministrin e Kroacisë.

Informimi i shqiptarëve ka mbetur në duart e tyre të bëra pis. Nuk janë media, por organe të pushtetit që paguhen me djersën e shqiptarëve.