Berisha: Kandidatët për zgjedhjet lokale do i nxjerrim para fundit të këtij viti

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh gjatë një bashkëbisedimi se Partia Demokratike do të përfundojë në kohë përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Ai theksoi se procesi është në vijim dhe se emrat do të bëhen publikë brenda këtij viti. Berisha garantoi se kandidatët do të shpallen para fundit të vitit.

Durim Metodashaj: Si do veprohet për zgjedhjet lokale sepse ndoshta jemi pak vonë? I kemi projeksionet, a do arrijmë t’i nxjerrim emrat e kandidatëve disa muaj para fushatës?

Fjala e tij:

Po, të garantoj që do arrijmë t’i nxjerrim plotësisht.
Do arrijmë t’i nxjerrim para fundit të këtij viti.