Berisha: Kartelet shqiptare janë rrezik për Europën dhe për Shtetet e Bashkuara
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kartelet shqiptare të drogës përbëjnë rrezikun më të madh për vendin dhe qytetarët.
Ai theksoi se ky fenomen nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, por shtrihet në rajon dhe më gjerë. Sipas tij, kartelet e drogës janë rrezik serioz edhe për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Albanian Americans: Zoti Berisha, nuk ka dyshime që mbrojtja e Belinda Ballukut na ka kushtuar integrimin, por ajo që e pengon më shumë integrimin janë kartelet e drogës, pasi kokaina e grupeve të lidhura me Edi Ramën po helmon fëmijët e europianëve. Por për protestën e 8 majit, që të tërheqim vëmendjen e medieve ndërkombëtarëve dhe partnerëve, a mos duhet që motoja të jetë edhe protestë kundër karteleve të drogës?
Fjala e tij:
E vërteta është që ato janë rreziku më i madh për shqiptarët sot, por jo vetëm për shqiptarët, por për rajonin dhe më gjerë.
U garantoj se ato janë rrezik për Europën dhe rrezik do jenë edhe për SHBA.