Shkencëtarët zbulojnë fragmentet më të mëdha të njohura të një meteori të lashtë në Estoni

Shkencëtarët kanë zbuluar fragmentet më të mëdha të njohura të një meteori në ishullin estonez Saaremaa, i cili ka goditur Tokën më shumë se 3.000 vjet më parë.

Sipas mediave lokale, shkencëtarët polakë Andrzej Owczarek dhe Filip Nikodem gjatë kërkimeve të tyre zbuluan një fragment 40-kilogramësh të meteorit, së bashku me një pjesë tjetër me peshë 15 kilogramë dhe disa fragmente më të vogla.

Studiuesit besojnë se zbulimi sfidon teoritë e mëparshme se meteori kryesisht u avullua gjatë përplasjes ose u shpërbë në pluhur shumë të imët.

Fragmentet e gjetura në ishullin Saaremaa besohet se datojnë nga periudha 1600 deri 800 p.e.s.

Shoqata Polake e Meteoritëve në rrjetet sociale tha se zbulimet mund të përbëjnë “një kontribut të rëndësishëm” në verifikimin e teorive ekzistuese për shiun meteorik, duke u shprehur: “Urime kërkuesve!”/ AA.