‘Tirana po mbytet nga ndotja’, Alimehmeti: Bashkia nuk po qeveriset, është kthyer në ‘noteri’!
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ndodhet përballë një krize të thellë qeverisjeje, me problematika madhore që rëndojnë përditshmërinë e banorëve, nga ndotja alarmante e ajrit te kaosi në transportin publik.
I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri Tv me Bled Markun, anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti, shprehet se Tirana praktikisht nuk po qeveriset, duke e lidhur këtë situatë me të gjithë mandatin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas Alimehmetit, një nga premtimet e para të thyera të Veliajt ishte ai për një moratorium ndërtimesh, i cili jo vetëm që nuk u zbatua, por u pasua nga një bum ndërtimesh që, bashkë me trafikun e rënduar, janë shndërruar në dy burimet kryesore të ndotjes së ajrit.
Situata bëhet edhe më shqetësuese nga fakti se, sipas tij, Bashkia e Tiranës nuk ka kryer asnjë matje zyrtare të cilësisë së ajrit që prej vitit 2016, duke shkelur një detyrim ligjor.
Të dhënat nga matjet e pavarura, përfshirë ato akademike, tregojnë nivele tronditëse të grimcave PM2.5, që arrijnë deri në 94 mikrogramë për metër kub, ndërkohë që norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është vetëm 5.
“Gjithmonë mbi nivelin maksimal të lejuar”, theksoi Alimehmeti, duke shtuar se edhe raportet e vetë bashkisë, ndonëse të “retushuara”, pranojnë nivele shumë mbi normën.
Ai e përshkruan Këshillin Bashkiak si një “noteri” ku nuk zhvillohet asnjë debat real, ndërsa kryetarja në detyrë, sipas tij, ka pranuar se nuk ka autoritet as për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi autoritetin e saj.
Nuk po qeveriset, nuk është qeverisur prej kohësh. Kujtojmë që kur hyri në fuqi Erion Veliaj nuk pati ndonjëherë ndonjë qeverisje siç duhet të vendit. Kujtoj që në fillim, meqenëse ma përmendët këtë cilësinë e ajrit në këtë moment, kujtoj që në momentin e parë që hyri, premtimi ishte do të vendosim një moratorium, mos të ketë ndërtime. Bëri pikërisht të kundërtën dhe ë në Tiranë ndotja e ajrit vjen nga dy elemente, karburantet, pra trafiku, direkt lidhje me Bashkinë e Tiranës dhe ndërtimet. Pra niveli i i logjikës së ndërtimeve private, publike, e me radhë, ndërtime që vonohen në kohë dhe jashtë kufijve teknike, siç e dini ju shumë mirë. Pra e kundërta e asaj të deklaruarës e kështu ka qenë që ditën e parë që ai hyri në ë, në hyri në fuqi. E sot tani, me faktin që ai është de facto ë, në burg, ai duhet të, duhet të kishte një zgjidhje politike Tirana dhe duhet të ishin lejuar zgjedhjet e ë parakohshme, në mënyrë të atillë që të kishte një ë qeverisje ashtu siç duhet dhe të kishte një qeverisje jo vetëm nga ana e kryetarit të Bashkisë, por edhe nga ana e Këshillit Bashkiak, sepse dhe Këshilli Bashkiak, njëjtë si parlamenti, ju tashmë e keni parë që këto imitojnë njëra-tjetrën, janë kthyer në noteri.
Nuk diskuton asgjë dhe jemi në këtë situatë që jemi. Sa për t'ju dhënë disa shifra se çfarë ka ndodhur kjo, sepse nuk ka ndodhur kjo brenda ditës, ka ndodhur përgjatë viteve. Në Bashkinë e Tiranës nuk janë matur kurrë nivelet e cilësisë së ajrit. E ka detyrim ligjor, por kjo s'është bërë kurrë. E kemi denoncuar sa e sa herë në Partinë Demokratike, e kemi kërkuar sa e sa herë në Këshillin Bashkiak kur kemi qenë aty brenda. Nuk është kurrë aty dhe në fakt Agjencia Europiane e Mjedisit e ka thënë dhe e thotë shumë qartë në faqen e saj zyrtare, të dhënat mungojnë që nga viti 2016 e këndej. Pra, rastësisht fiks që kur vjen Erjon Veliaj në fuqi. Dhe po të shihni juve, në 2014-ën ka pasur 49 subjekte gjithsej të pajisura me leje mjedisore, që janë rritur në mënyrë eksponenciale duke arritur në 2023-shin në 609. Dhe ky është vetë raporti i Bashkisë së Tiranës. Dhe, i cili na është servirur ne dhe është dhënë edhe për dëgjesa publike. Ju e dini që këto shifra gjithmonë ato i retushojnë, i rregullojnë dhe megjithatë në këto shifra ne shohim çdo lloj niveli mbi standardin. Kjo është për sa i përket cilësisë së ajrit. Në qoftë se merrni parasysh pjesën e ë e trafikut, e keni shumë të qartë që praktikisht nuk ka bërë asgjë. Ka shtuar vetëm godina, godinat kanë ngushtuar rrugët. E madje dhe rrugë me interes madhor, siç ishte për shembull hyrja e Tiranës ë, në zonën e ish-doganës, sheshi Shqiponja, vetëm me disa pallate që u vendosën, u ngushtoi rrugët aty, u transformua komplet projekti fillestar dhe tashti ai kthehet në kaos.
Ju e shihni, e shihni shumë qartë që ka diçka që këtu të madhe që nuk shkon dhe këtu ka nevojë për zgjidhje dhe zgjidhja është vetëm politike, që do të thotë përmes zgjedhjeve vendore. Dhe ju e dini tashmë, Gjykata Kushtetuese si është shprehur, ne do jemi të detyruar patjetër të respektojmë vendimin e saj, sepse kjo është Partia Demokratike. Pra shkon në parim, në linjë me Kushtetutën dhe ligjet dhe do t'i zbatojë ato në çdo moment. Por, i njëjti ligj i thotë që duhet t'i shërbesh qytetarëve. I njëjti ligj i thotë që duhet të mbash ë disa nivele, për shembull, të cilësisë së ajrit nën normë dhe jo të gënjesh qytetarët me situata ku e mat atëherë kur do, shumë pak, dhe nuk thua të vërtetën. Dhe thua që jemi dhe brenda normës, sepse e kemi këtë në raport, ndërkohë shumë qartë shifrat janë jashtë normës. Në vitet e kaluara ju e keni parë që kemi pasur matje nga laboratori italian, kemi pasur matje nga ë Akademia Shqiptare, për shembull, profesor Baraj i ka bërë publike gjetjet e tij. Dhe ka gjetur situata në PM 2.5-ës nga 33 në 94 mikrogram për metër kub. Sipas OBSH-së, maksimumi i lejuar është pesë. Po edhe po të marrim nivelin që citon raporti i Bashkisë, është 25. Pra, niveli më i ulët që i është gjetur ka qenë 33. Gjithmonë mbi nivelin maksimal të lejuar ë të ndotjes së ajrit. Kjo është arsyeja pse ata nuk e matin.