FOTO/ Mediu në Forumin e IDU-së, takime me ministra dhe zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme
Kryetari i Partisë Republikane i pranishëm të Forumin e IDU-së, Unioni Ndërkombëtar për Demokraci, në Zagreb.
Gjatë këtij forumi, Mediu ka zhvilluar takime me personalitet të vendeve të ndryshme.
Me një reagim në rrjetet sociale, kryerepublikani ka bërë publike edhe foto nga takimet.
Reagimi i kreut të PR-së, Fatmir Mediu:
Zagreb Kroaci: Forumi i IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), i partive të djathta ku morën pjesë autoritete të larta Kryeministra, Ministra, ish-kryeministra, ish-presidentë, nga Kanadaja, Britania, Irlanda, Europa, Europarlamentarë, deputetë nga Gjermania Italia, Ukraina Ballkani etj.
Në këtë forum u diskutua për Situatën në Europë, prespektiva Europiane e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kërcënimet e Sigurisë, influenca e Rusisë dhe Kinës në rajon, lufta në Ukrainë dhe në lindjen e mesme, NATO dhe marrëdhënia Europë-SHBA.
Kënaqësi të takohesha dhe të shkëmbenim mendime me Ministrin e Jashtë të Kroacisë Gordan Grlić Radman, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Verout Timcho Muchunski, Kryetarin e Komsijonit të Jashtëm të parlamentit Kroat Ando Kristulovic, përfaqësuesit e IRI, Institutit Republikan për rajonin Pauw Prososki ish-Ministrin e Mbrojtjes së Britanis, Michael Fallon etj