SYRI TV/ Vlorë, fshati Babicë 30 vite pa ujë të pijshëm, në çezma uji vetëm 1 orë në 2 ditë

Banorët e fshatit Babicë prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Në çezmat e tyre uji shkon vetëm 1 orë në 2 ditë dhe ai ujë që shkon është i ndotur. Ata detyrohen që ujin e pijshëm ta blejnë duke shtuar kosto për ta. Edhe pse janë taksapagues të rregullt të bashkisë Vlorë, ky shërbim nuk u ofrohet. Banorët kërkojnë nga institucionet përkatëse t’i japin zgjidhje këtij problemi shumëvjeçar.

SYRI TV

Prej 30 vitesh mungesa e ujit të pijshëm në Babicë të Vlorës mbetet një shqetësim për banorët, se uji vjen në çezmat e tyre një 1 orë një herë në dy ditë, ndërkohe dhe pse kan ngritur shqetësim drejtuar Bashkisë Vlorë situata mbetet e njëjtë.

Banorët e fshatit Babicë të bashkisë Vlorë thonë se janë taksapagues të rregullt, ndërsa në çezmat e tyre nuk ka ujë. Shumë prej tyre detyrohen ta blejnë ujin për ta pirë, duke shtuar edhe barrën ekonomike. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk mund të vazhdojnë më të jetojnë mes premtimeve të pambajtura dhe mungesës jetike të ujit të pijshëm.

Mungesa e investimeve në Babicë ka bërë që fshati të shpopullohet dhe shumica e banorëve janë larguar në emigrim për kushte më të mira jetese.