Juventusi e kërkon prej kohësh, Bernardo Silva dëshiron vetëm Barcelonën
Bernardo Silva do të luajë ndeshjet e tij të fundit me Manchester Cityn, ndërsa sipas “SPORT”, ai i ka hedhur sytë drejt Barcelonës.
Pavarësisht se portugezi pëlqehet prej kohësh nga Juventusi dhe e kanë shprehur interesin e tyre, 31-vjeçari dëshiron t’i bashkohet teknikut Hansi Flick te Barça.
Gjithçka është në “ajër” për shkak të situatës komplekse në sulm, rinovimi i kontratës së Lewandowskit, menaxhimi i huazimit të Rashford, largimet e mundshme të Ferran Torres ose Bardghji. Ka shumë gjëra në tryezë.
Por agjenti i Silvës, Jorge Mendes, po ushtron presion mbi blaugranat për shkak se portugezi është i bindur se mund të bëjë diferencën në Katalonjë.