Real Madridi mendon rikthimin e Mourinhos: Florentino Perez në krye të negociatave
Real Madridi ka nisur të lëvizë konkretisht për të ardhmen e pankinës, ndërsa një rikthim i bujshëm i Jose Mourinhos po merr formë si një opsion serioz.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kanë ndodhur tashmë kontakte direkte mes teknikut portugez dhe presidentit Florentino Perez, i cili po e drejton personalisht procesin e përzgjedhjes së trajnerit të ri.
Vendimmarrja në klub përshkruhet si e centralizuar, me fjalën e fundit që pritet të jetë pikërisht e Perezit.
Mourinho, i cili ka lënë gjurmë në periudhën 2010-2013 në “Santiago Bernabéu”, thuhet se është i hapur për një rikthim dhe e sheh veten si një kandidat të fortë për të marrë sërish drejtimin e skuadrës.
Gjatë aventurës së tij të parë, ai fitoi La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Ndërkohë, klubi i tij aktual, Benfica, është në dijeni të situatës dhe po përgatitet për çdo skenar të mundshëm, duke shqyrtuar alternativa në rast largimi.
Në listën e kandidatëve për stolin madrilen përmenden edhe emra të tjerë të mëdhenj.
Jurgen Klopp shihet si një profil ideal, por një marrëveshje konsiderohet e vështirë.
Ndërsa Mauricio Pochettino vazhdon të ketë mbështetje brenda klubit, angazhimet e tij me Kupa e Botës 2026 përbëjnë një pengesë.
Zhvillime të reja priten në ditët në vijim, teksa Real Madridi synon të marrë një vendim strategjik për të ardhmen e projektit sportiv.