Kampionati Evropian i Bodybuilding/ Dion Haxhiaj shpallet kampion, fiton medaljen e artë

Sot me Dt.01/05/2026 , në Santa Susanna të Spanjës, u zhvillua Kampionati Europian i Bodybuilding, ku , Dion Haxhiaj, mori pjesë pas një përgatitjeje intensive 6-mujore, të ndjekur me disiplinë të lartë dhe përkushtim maksimal nën drejtimin e trajnerit të tij, z. Seldian Cani.

Me një performancë dinjitoze dhe nivel të lartë profesional, ai arriti të shpallet kampion, duke fituar vendin e parë dhe medaljen e artë. Si rezultat i këtij suksesi të merituar, u ekzekutua edhe Himni Kombëtar Shqiptar, duke nderuar Shqipërinë në arenën europiane.

Ky sukses bëhet edhe më i veçantë pasi, brenda vetëm dy muajsh, Dion Haxhiaj është shpallur Kampion i Shqipërisë, Kampion i Ballkanit dhe sot Kampion i Europës – një arritje e rrallë që dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe talentin e tij.