Mediu: Takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut për reforma dhe zhvillim strategjik
Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) që po zhvillohet në Zagreb, një delegacion i përbashkët i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Sali Berisha, dhe i Partisë Republikane, i udhëhequr nga Fatmir Mediu, zhvilloi takime të rëndësishme me drejtues të lartë ndërkombëtarë.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bëri të ditur se së bashku me kryetarin e PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, deputeten Albana Vokshi, deputetin Belind Këlliçi, Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Ceno, dhe nënkryetarin e PR-së, Sention Zotaj, zhvilluan një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Sipas Mediut, në fokus të bisedimeve ishte rëndësia e garantimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe nevoja për përshpejtimin e reformave integruese. Diskutimet prekën gjithashtu çështje strategjike si ekonomia, avancimi i Korridorit 8 dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç, përfshirë energjinë, infrastrukturën dhe sigurinë.
Postimi i plotë:
Së bashku me kryetarin e PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, deputeten Albana Vokshi, deputetin Belind Këlliçi, Sekretarin për Marrëdheniet me Jashtë në PD, Enri Ceno dhe Nën/kryetarin e PR Sention Zotaj, zhvilluan një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të Forumit të Internacionales Demokratike të Qendrës (IDU), që po mbahet në Zagreb.
Në takim u nënvizua rëndësia e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe nevoja për përshpejtimin e reformave. Diskutimet përfshinë edhe ekonominë, Korridorin 8 dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si energjia, infrastruktura dhe siguria.