Diplomati iranian: Një rezultat i shpejtë i negociatave me SHBA-në është shumë jorealist
Një rezultat i shpejtë i negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është "shumë jorealist", tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane, Esmail Bagaei.
"Të presësh një rezultat (nga bisedimet) në një afat të shkurtër, pavarësisht nga ndërmjetësi, më duket shumë jorealiste", tha Bagaei për televizionin shtetëror iranian.
Ai shtoi se Irani nuk pret "besim të mirë" nga SHBA-të , duke deklaruar se "besueshmëria" e SHBA-së për negociatat po vihet në pikëpyetje për shkak të mungesës së gatishmërisë.
"Nuk mund të thuash në të njëjtën kohë: 'Le të dialogojmë' dhe gjatë atij dialogu të ndërmerrsh veprime që janë në kundërshtim me frymën e diplomacisë", tha Bagae.Zëdhënësi i diplomacisë iraniane tha se është e mundur që të ketë zjarr të rinovuar nga njëra anë.
“Duhet të jemi të përgatitur për çdo eventualitet”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit e zgjati për një kohë të pacaktuar armëpushimin që SHBA-të dhe Irani ranë dakord më 7 prill, i cili kryesisht i ndaloi luftimet që filluan më 28 shkurt.