Aksident i çuditshëm në aksin Skërficë - Sarandë, përmbyset kamioni
Në rrugën nacionale Skërficë -Sarandë, në dalje të tunelit një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në detaje nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës që u ndodhën në vendngjarje mësojmë se mjeti Daf (kamion) me targë AB034KB me drejtuse Rustem Hasku, 60 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke ngjitur një kodrinë anash karexhatës dhe është përmbysur.
Nga testi i kryer doli se drejtuesi nuk kishte konsumuar alkool. Ndërkohë drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar gjë nga përmbysja e mjetit.